Glover: Nuk kam vëzhguar kurrë zgjedhje pa opozitën

OSBE/ ODIHR nis sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 në Shqipëri. Nëse këto zgjedhje do të mbahen pa opozitën atëherë do të jenë të parat për drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve ambasadoren Audrey Glover.

“Nuk kam vëzhguar kurrë pjesë një proces zgjedhor ku opozita nuk ka marrë pjesë. Por, edhe nëse do të ishte kështu, ne do të raportonim çdo gjë ashtu siç do ta shihnim. Do të vlerësonim zgjedhjet duke i krahasuar edhe me standardet e tjera ndërkombëtare”.

Audry Glover, drejtuesja e misionit të OSBE/ ODIHR, u shpreh kështu në një konferencë për shtyp ditën e premte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here