Haradinaj ngre alarmin: Serbia po pajiset me armë nga Rusia dhe Kina

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan kërcënim për Kosovën dhe paqen e rajonit, faktin se sipas tij, Serbia po armatoset me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Në një postim në FB, ai shkruan se “Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, dhe ngre alarmin për reagimin dhe të partnerëve  ndërkombëtarë.

POSTIMI I PLOTË

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here