Hetimet ÇEZ, prokuroria e Tiranës letër-porosi në Çeki: Zbardhje të plotë të fakteve

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letër porosi në Çeki, në lidhje me hetimin që po kryhet për privatizimin e OSHEE në vitin 2009 nga qeveria Berisha.

Burime për Media e RE, shprehen se nga ky shtet do të kërkohet i gjithë dokumentacioni për mënyrën si kaloi kjo kompani shtetërore tek CEZ. Gjithashtu letër porosi janë nisur në Francë dhe Kosovë për pyetjen e Nuel Kala. Në këto dy vende ky dëshmitar ka adresa zyrtare, pasi në adresën e dhënë në Tiranë ai nuk është gjetur.

Sipas kallëzimit të bërë nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga partia socialiste Nuel Kalaj ka pasur rolin e ndërmjetësit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here