Hidhet nga kati i 6-të i banesës, ndërron jetë 46-vjeçari

Një  46-vjeçar në Tiranë dyshohet të jetë hedhur nga kati i 6-të i banesës së tij në rrugën “Irfan Tomini” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 46-vjeçari me iniciale R.K ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kohët e fundit është shtuar frikshëm numri i vetëvrasjeve, e sidomos atyre me hedhje nga lartësitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here