Humbi jetën nga shpërthimi në Letoni, kush është major Klodian Tanushi

Major Klodian Tanushi, u nda nga  jeta gjatë ditës së sotme në Letoni. Ai mori plagë të rënda nga shpërthimi i një mine pak ditë më parë, ku mbeti e vdekur gjithashtu dhe nëntetarja shqiptare,  Zarife Hasanaj.

Major Tanushi ka lindur në Dibër më 31 tetor 1980. Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Studimet e mesme i përfundoi në vitin 1999 në shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin Motorist Xhenerik.

Ndërsa, nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake. Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-rë “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”.

Po ashtu, ai ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Avvareness Instructor Course”.

Pasi përfundoi Akademinë mori titullin oficer, më pas me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e Nëntogerit.

Gradën e Togerit Tanushi arriti ta marrë në vitin 2006,  në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit, ndërsa në vitin 2017 mori gradën e Majorit.

Disa nga detyrat që ai kryer gjatë karrierës së tij ushtarake janë; Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Ai u dërgua në Letoni më 20.12.2018 me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak.

Afati i qëndrimit në këtë mision ishte 6 muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here