I merrnin para bizneseve, pranga 2 tatimorëve

Janë hetuar për 2 muaj me radhë dhe kanë përfunduar në pranga dy inspektorët tatimore që i merrnin rryshfet bizneseve.

Policia ka arrestuar Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier dyshohet se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes.  Arrestimi i tyre u  bë pas një pune hetimore 2 mujore.

“Ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro rryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore” , thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here