Interpoli refuzon urdhërarrestin e Gruevskit

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Interpoli janë përfshirë në një ngërç në lidhje me lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Ministria e Brendshme thotë se i ka kërkuar Interpolit që të lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar.

Sipas ministrit Oliver Spasovski, përmes Ministrisë së Drejtësisë janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pritet miratimi i kërkesës.

Sipas ministrit nuk ka asnjë pengesë ligjore, por prokurorja Vilma Ruskovska thotë se prej dy muajsh kërkesa qëndron pezull dhe Interpoli refuzon ta lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar pa dhënë ndonjë shpjegim.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis drejt Hungarisë pasi një gjykatë e dënoi me dy vjet burg për blerjen e paligjshme të një automjeti luksoz.

Qeveria hungareze e kryeministrit Orban i ka dhënë atij statusin e azilantit ndërsa autoritetet e Maqedonisë së Veriut vijojë të kërkojnë ekstradimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here