Itali, qeveria e re hyn në fuqi

Qeveria e re italiane e Giuseppe Contes ka kaluar me sukses edhe provën e fundit në Dhomën e Deputetëve, duke marrë votëbesimin me 350 vota pro, 236 kundër dhe 35 abstenim. Kabineti tani është në fuqinë e tij të plotë. Opozita akuzoi avokatin 53-vjeçar se kishte bërë një varg premtimesh që Italia e ngarkuar me borxhe nuk mund ti përballonte kurrë. Në fjalimin e tij 70 minutësh Conte premtoi negociata të vështira me Europën mbi ekonominë, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i qeverisë së re do të jetë nxitja e rritjes ekonomike e reduktimi i borxhit.

Një ditë më parë, Conte ndërsa mori votëbesimin edhe në Senat, ndër të tjera deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë, për të synuar një qasje të re në marrëdhëniet me këtë shtet, të cilin e konsideroi një partner strategjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here