Karantina bashkon sërish Backstreet Boys, këndojnë hitin…secili në shtëpinë e tij

Pamundësia për t’u takuar, e zmadhuar edhe nga fakti që jetojnë tashmë në shtete të ndryshme amerikane, i ka shtyrë të krijojnë një video që i ngjan një mozaiku, ku këndojnë së bashku një nga hitet e tyre më të njohura, “I want it that way”, secili nga shtëpia e tij.

Një video që përcolli shumë nostalgji në rrjetin social, ku nuk mungojnë prindërit e dashuruar vite më parë nga këngë si  “Quit playing Games” dhe “Show me the Meaning”.

Në vitet ’90 kishin miliona fansa, duke shitur rreth 130 milionë disqe. Me shumë mundësi, grupi i djemve më i njohur në historinë e muzikës pop. Flitet për Backstreet Boys, natyrisht.

Por edhe pesë djemtë e dikurshëm dhe sot burra më fëmijë duhet të përballojnë kufizimet nga pandemia e koronavirusit, që po përhapet me ritme të mëdha në vendlindjen e tyre, Shtetet e Bashkuara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here