KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Këshilli Europian ka rekomanduar çeljen e neociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kemi arritje historike, ka shumë sfida që mbeten. Duhet ti japim merita vendeve, por sigurisht do të dueht të japin sërish rezultate. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur pozitivisht me rejkomandimet për hapjen e negociatave, duhet të ecet më tej me çështjet problematike, duhet të ketë rezultate më të qëndrueshme për çështjet kryesore, fillimisht për sundimin e ligjit. Paketa jonë kërkon vazhdimin e eksportimit të stabilitetit, nuk mund të importojmë në BE problemet mes fqinjëve. Është urgjente për vendet e Ballkanit Perëndimor që të shënojmë progres në çështjet e pajtimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet”, deklaroi Hahn.
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johanes Hahn prezantoi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përpara deputetëve të komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

 

Komisioneri Hahn, duke folur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi se duhet të mbahen premtimet për shtetet që aspirojnë për në BE, kur ato i përmbushin kërkesat.

“Shteti ligjor, qëllimi kryesor i politikës së zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, është nevojë që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë. Ka sfida kryesore siç është ekonomia, ka ende vështirësi, duhet zgjidhur çështja e papaunësisë, emigracioni i lartë, standardet e jetesës. Është me rëndësi të sigurojnë që çdo akvitet i huaj të garantojë standardet e BE”, tha Hahn.

 

Vendimi do të merret më 20 dhe 21 qershor në samitin e Brukselit, ku pritet të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here