Klemend Balili dënohet me 10 vite burg

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Klemend Balilin, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit”

Për të u vendose dënimi me 15 vite për trafikim të narkotikëve, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi 5 vite ulje dënim.

Në seancën e sotme u lexua mbrojtja, ku avokati Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për Balilin.

Sipas avokatit akuzat ndaj Balilit janë të pabaza dhe nuk mbështeten në prova

Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here