Koalicioni qeverisës në Kosovë, sot takimi Thaçi-Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen sot në orën 15:00 mbi fatin e koalicionit qeverisës.

Albin Kurti ka deklaruar më herët se do të takohet me Presidentin Thaçi, por është LDK ajo që përcakton datën e formimit të qeverisë, duke iu referuar arritjes së marrëveshjes.

Para këtij takimi, LDK do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, ku dhe do të përcaktohet lëvizja e fundit e kësaj force politike për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here