Kokainë nga Holanda dhe Spanja, policia shqiptare e italiane shkatërron grupin kriminal

234

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane si rezultat i një operacioni të përbashkët të koduar “Nadir” kanë shkatërruar një grup kriminal në përbërje të të cilëve kishte shqiptarë, italianë dhe rumunë. Grupi merrej me trafikun e kokainës së importuar nga Spanja dhe Holanda për ta tregtuar në sheshet kryesore të zonës së Lacios dhe Pulias në Itali.

Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë italiane Zyrën Interforcë, prezente në Shqipëri dhe me kolegët e Karabinierisë në Romë, nëpërmjet kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy Policive ka bërë të mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie me akuza të trafikut të lëndëve narkotike.

Nëpërmjet kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy Policive ka bërë të mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie me akuza të trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4 kilogramë Kokainë e pastër,  1 kg hashash dhe 36 mijë euro ‘cash’. Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxha.

“Hetimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shtetasve shqiptarë, 1 italian dhe 1 rumune rezidentë në Itali dhe në Shqipëri i një shtetasi shqiptar Mario Ç, 38 vjeç, nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike”, njoftoi zyrtarisht policia shqiptare, përmes Rezar Velmishit, Shef i Sektorit për Hetimin e Narkotikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here