Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

“Në dritën e progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë”.  Kështu thuhet ne raportin vjetor te zgjerimit i cili publikohet te martën. Komisioni Europian vlerëson se Tirana ka bere hapa te qëndrueshëm drejt integrimit ne union. Fokusi është tek reforma ne drejtësi, ku përmendet shkarkimi i gjyqtareve dhe prokuroreve si pjese e procesit te Vettingut. Edhe reforma ne administratën publike ka marre gjithashtu vlerësime.

Ruajtja dhe thellimi i këtij momenti reformash në fushën kyç të sundimit të ligjit, e veçanërisht 5 prioriteteve kryesore, dhe rezultatet e vazhdueshme, konkrete e të prekshme në rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve, pra procesi i vetingut, do të jenë vendimtare për progresin e mëtejshëm të vendit.

Shqipëria ka vazhduar të bëjë të qëndrueshme implementimin e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të pranimit. reforma në administratën publike u konsolidua, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe de-politizimit të saj. Janë ndërmarrë veprime për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe vendosmërinë e institucioneve gjyqësore, veçanërisht nëpërmjet avancimit në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë. Kjo përfshin së pari shkarkimin e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të rangut të lartë, si dhe shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, thote raporti.

Në mbështetje te kesaj, vazhdon dokumenti, Komisioni Europian do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave mbi gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit.

 

Ne raport theksohet se “reformimi me sukses i një sistemi gjyqësor është një proces afatgjatë që kërkon vullnet politik të qëndrueshëm në të gjithë spektrin politik”. Lidhur me vendet e tjera, krahas Shqipërisë edhe Maqedonia është pranë nisjes se negociatave për anëtarësim në BE. Ndryshe  ndodh me Turqinë, e cila penalizohet nga abuzimet me te drejtat e njeriut. Ndërsa Serbia e Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here