Komisionieri europian për menaxhimin e krizave, të mërkurën në Shqipëri

Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic do të vizitojë Shqipërinë të mërkurën, për të mësuar më tepër mbi dëmet dhe problemet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kështu tha Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. “Sapo fola me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili më tregoi për gjendjen e vështirë pas tërmetit. Kam respekt të madh për popullin shqiptar, që qëndroi i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ta dinë se Bashkimi Europian është në krah të tyre, me dhembshuri dhe veprime”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here