Konferenca e gjashtë ndërkombëtare vjetore e OSCAL 2019

Në datat 18 dhe 19 Maj, organizohet në Tiranë, “Open Source
Conference Albania 2019” konferenca e gjashtë vjetore e këtij lloji.
Në qendër të saj është promovimi i lirisë së programimit, software
dhe hardware me burim të hapur, të dhënave të hapura dhe
teknologjive që fuqizojnë domain-in e përbashkët. Konferencë do të
zhvillohet pranë ambienteve të “Ofiçina”, pranë shkollës “Harry Fultz”.
Konferenca organizohet nga Open Labs, një komunitet që
promovon teknologjitë me burim të hapur, të dhëna dhe standarte
të hapura teknologjike. Mbron privatësinë në internet si dhe
promovon vënien në përdorim të domain-it dhe licensave alternative
të veprave si Creative Commons.
Përgjatë dy ditëve të konferencës do të zhvillohen mbi 60 orë seanca,
me mbi 40 ligjërues të ndryshëm dhe më shumë se 10 workshop-e
dhe mbi 30 prezantime. Pjesë e konferencës do të jenë zhvillues,
akademikë, agjenci qeveritare, përdorues dhe ndjekës të teknologjisë.
Konferenca do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të
shtojnë njohuritë e tyre mbi open source dhe open data, apo kanë
dëshirë të krijojnë kontakte me profesionistë të fushës, vendas dhe
të huaj.

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme teknologjike që mbahet
në Shqipëri. OSCAL është i veçantë jo vetëm nga përmbajtja
profesionale, por edhe shoqërore, pasi gërsheton më së miri
njohuritë mbi fushën e programimit dhe lirisë së tij dhe në të njëjtën
kohë është një aktivitet social, ku ndarja e eksperiencave dhe
njohurive ndodh në komunitet.
Konferenca do të bëjë bashkë jo vetëm shkencë dhe teknologji, por
edhe shumë argëtim, tour-e nëpër qytet, miqësi të reja dhe një
network të zgjeruar, të rinj të apasionuar pas zhvillimeve të fundit në
fushën e programimit dhe profesionistë që mirëpresin për ndarjen e
ideve, njohurive dhe vlerave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here