Orë tragjike… shkon në 31 persona të vdekur nga tërmeti, mbi 650 të lënduar

Termeti i forte 6.4 balle ka shkaktuar deri me tani 31  viktima ndersa jane 650 te plagosur.

Pak me pare u nxorren trupat e Pellumb dhe Çelike Gregut ne Thumanë

Dy pallate ne Durres janë shëmbur plotësisht, ndërkohë që mësohet se ka njerëz të mbetur nën rrënoja.

Mes ankthit dhe vështirësive, forcat e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrën të gjallë mbreme ne mesnate shtetasin Klajdi Qato.

Operacioni është zhvilluar nga ekipet shqiptare dhe ato greke.

Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese pas më shumë se 19 orësh.

Sipas të dhënave të Agjencise së Mbrojtjes Civile dhe Igjeum që prej mëngjesit të djeshëm, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 balle, e deri në momentin që po flasim janë shënuar 310 pasgoditje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here