Koronavirusi në Shqipëri, 14 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 562 numrin e personave të prekur, nga të cilët 26 kanë humbur jetë.

Në 24 orët e fundit, luftën me Covid-19 e kanë fituar 12 persona, ndërsa në total janë 314 të shëruar.

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.  Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here