Koronavirusi në Shqipëri, 6 raste të reja në 24 orët e fundit

Fillimi i javës së pestë që nga përhapja e epidemisë, shënon një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.  Nga testimet e kryera 24 orët e fundit  tek 182 persona të dyshuar, vetëm 6 kanë rezultuar pozitiv.

Për drejtoreshën e sëmundjeve infektive në institutin e Shëndetit publik, Silva Bino, ky është tregues i funksionimit të mire të hetimit epidemiologjik. Nga 383 të infektuar në të gjithë vendin, Tirana ka numrin më të lartë të personave të prekur  dhe vatrave të infeksionit.

Bino sqaron se përhapja e virusit është  bërë përmes kontakteve dhe lëvizjeve familjare. Mes të prekurve ka edhe gra shtatzëna por gjendja e tyre është e mirë.

Ministria e Shëndetësisë po shikon mundësinë e aplikimit të një testi të ri për diagnostikimin më të mirë të sëmundjes. Ndërsa testimi për imunitetin e popullatës ndaj COVID-19 do të jetë një proces i mëvonshëm.

Ndërkohë, në dy spitalet COVID në Tiranë po marrin trajtim 74 paciente, ku 11 janë në terapi intensive.

A2 NEWS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here