Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 409 numri i personave të prekur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 409 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 23 kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Në shërbimin infektiv, aktualisht janë 52 të shtruar. Pesë prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Pesë pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here