Kryemadhi: Rama po izolon shqiptarët

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se vendimi i Holandës për rikthimin e regjimit me viza me vendin tonë, është një vulë dështimi e Ramës që e vuri vetë Holanda.

“Krimi është partneri më i ngushtë me qeverinë, të zyrtarëve të lartë që kanë eksportuar edhe në BE, ku Holanda është vetëm një nga vendet, por ky fenomen ka prekur edhe vende të tjerat e BE”, u shpreh ajo.

Sipas saj, vendimi i marrë nga parlamenti hollandez, i paraprin edhe vendimit negativ për çeljen e negociatave.

“Parlamenti Holandez konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës dhe djegia e mandateve arsyet e mosçeljes së negociatave, por ajo për të cilën ulëret më shumë se kushdo tjetër është kapja e shtetit, keqqeverisja dhe kapja e gjithë institucioneve nga krimi i organizuar. Ashtu siç e ka theksuar dhe raporti i DASH, Shqipëria është baza operacionale e organizatave të krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here