Kryeprokurori i ri, Kryemadhi: Nuk mund të zgjidhet në tryeza politike, por në Kuvend

242

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri është pika e “nxehtë” e këtyre ditëve, duke përfshirë forcat politike në vend, por edhe ndërkombëtarët.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste në “Zëri i Amerikës”, u shpreh se maxhoranca do që t’a zgjedhë kryeprokurorin në tryeza politike dhe jo në Kuvend.

Kryemadhi shton se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë siç pretëndon PS dhe se kanë kaluar të gjitha afatet, për këtë duhet të reagojë KED dhe KLP.

“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.

Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë”,-deklaroi Kryemadhi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here