Kthehen shirat, mos dilni nga shtëpia pa çadër

Mëngjesi i kësaj të hëne, ashtu siç edhe ishte parashikuar ka nisur me reshje shiu në disa zona të vendit. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme parashikohet një mot me vranësira dhe me reshje shiu me të karakterit lokal. Kështu bëni mirë që të mos i hiqni çadrat nga çanta.

Sa i përket temperaturave nga ana tjetër nuk do të kenë ndryshime të mëdha, pasi vlerat e larta do të ruhen. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17/ 23 °C, në vendet e ulëta: 19 / 22 °C, në vendet malore: 11 / 18 °C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here