“Kunata e kreu vjedhjen, unë doja të shpëtoja nipin”, ja çfarë tha para KPK gjytqari Admir Thanza

Në seancën e KPK, ONM-ja zbuloi se gjyqtari Admir Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në shtetin italian, të dhënë që nuk e ka deklaruar në formular.

Sipas ONM-së ai ka qenë i dënuar nga Gjykata e Pizas me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Në lidhje Thanza është shprehur se është detyruar për shkak të rrethanave.

E pranova ngjarjen për djalin e vëllait. Nuk kuptova gjë me pas që do ishte gjobë. E bëra për familjen. Unë kurrë nuk do ta bëja dhe nuk e bëj dot. Nuk e imagjinoni ato skena të dhimbshme kur një xhaxha përjeton për djalin e vëllait të tij, nuk e deklaroj dot më shumë. Ai ishte në gjendje kritike, falë humanizmit Kristiani u mor përsipër të kurohej në Itali. Fale budallallëkut të ish-kunatës sime, pra nëse ish-kunata ime do ndahej fëmija do ngelet pa përkrahje. E mora përsipër jo për të shpëtuar kunatën, por për të mbrojtur nipin. Ai fëmijë është shpirti e jeta ime, vendsa të shkatërroja jetën time për atë fëmijë, ju sot mund të mendoni që unë e kam kryer, por po ju them që ai fëmijë është 28 vjeç. E sakrifikova jetën për të”, është përgjigjur me lot në sy Thanza.

Fshehu pasurinë dhe nuk ka burime të ligjshme

Relatori, Lulzim Hamitaj, tha se për pasurinë KPK ka administruar raportin e ILDKP, ku konstaton se gjyqtari  ka bërë deklarim të rremë.

“Ka fshehje pasurie dhe nuk ka burime te ligjshme” tha Hamitaj.

Nisur nga kjo, relatori tha se KPK beri nje hetim te thelluar sipas të cilit gjyqtari Thanza disponon këtë pasuri:

Hamitaj: Pasurite e thanes një apartament banimi 136 metra katror në Shkoder i blere 1 milion e 200 mije leke, e paguar e plote.E deklaruar ne 2003 me vlere 3 milion leke.Si burim te ardhurash jane deklaruar nga shitja e dy apartamente te tjere ne Shkoder. 

Apartament banimi 113 metra katror ne Tirane, tek rruga Komuna e Parisit. E deklaruar nga bashkeshortja si pasuri e veta  ne vleren e 4 milion lekeve. Apartament dupleks ne Gjirin e Lalëzit, Durres i blere ne 2012 me siperfaqe 95 metra katrore. Në vetting është deklaruar 38 metra katror. Mbetet i paqarte shkaku i kesaj kontrate.

Relatori tha se në analizën e te ardhurave rezulton se ka mungese deklarimi, ka mungese te ardhurash te ligjshme.

Hamitaj: Ka bilanc negativ ne disa vite nisur nga deklarimet e bera nga vete familja Thaneza.

Gjyqtari fshehu procedimin e bërë ndaj tij

Ne lidhje me kontrollin e figures, DSIK ka kryer verifikime. Ne konkluzion te tyre DSIK ka paraqitur nje raport te detajuar sipas të cilit subjekti ka fshehur nje procedim te berë ndaj tij per nje hetim korrupsioni, i pushuar ne 2016.

Hamitaj: Subjekti ka fshehur kontaktet me persona te papershtatshem. DSIK e ka konsideruar te papershtatshem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here