Kuvend, Berisha nxjerr emrat e pritësve të kokainës në Maminas

Droga e kapur në Maminas është kthyer në një “mollë sherri” në seancën e sotme të Parlamentit.

Pas replikave Balla-Basha, fjalën e ka marrë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit ai është ndaluar edhe njëherë sot në kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, nisur që nga Kolumbia.

“U kapën mbi 300 milionë euro drogë së fundi, rreth 200 milionë, 613 kg drogë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 tonë drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura në Itali plus 2 ngarkesa të tjera të mëdha e kapur me Greqinë.

Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën partizanin, e adresuar direkt për klanin e vëllezërve Rama, drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës më datën 19 shkurt.

Pse tregoj me gisht Edin dhe vëllanë e tij Olsi? Nuk e bëj për politikë, por sepse më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë”, – u shpreh ndër të tjera, Berisha.

GSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here