Lady Gaga heq dorë nga ekstravaganca

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, është parë gjatë fundjavës në Malibu, Kaliforni teksa shëtiste më të fejuarin e saj, Christiano Carino. Çifti duket tashmë i konsoliduar dhe sipas raportimeve ka gjasa që edhe ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim këngëtaren, kësaj here ajo ishte e veshur shumë thjeshtë, pasi gjithnjë karakterizohet nga një veshje shumë ekstravagante. Megjithatë vlen të theksohet se edhe ky stil veshjeje i shkon shumë artistes 31 vjeçare.

Sakaq, Lady Gaga anuloi 10 koncerte në turin nëpër botë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, duke ia bërë të pamundur performancën në to në muajin shkurt.

Biletat e këtyre koncerteve ishin shitur të gjitha, por Gaga kërkoi ndjesë duke u shprehur se biletat do të rimbursohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here