Lamtumira e fundit për nëntetaren Zarife Hasanaj

I eshte dhene lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj e cila humbi jetën më 6 maj nga një shpërthim me minë në Letoni, ku ndodhej në kuadër të misionit të NATO-s.

E mbështjellë me flamurin shqiptar dhe në krahë të shokëve të FA, dëshmorja më e re Atdheut u përcoll me ceremoni shtetërore drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit ku do të prehet

Familjarë, miq por dhe personalitete të larta u nderuan para arkivolit të saj në homazhet që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve.

Dita e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave, është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj. Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 u mbajt një minutë heshtje.

Nga shpërthimi në Letoni mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Hetimet për shkakun e shpërthimit në depo, teksa po demontonin predha të kalibrit të madh, vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa gjithçka flet për një aksident dhe jo sulm. Një lajm i keq vjen nga mediat letoneze, ku RIGA raporton se gjendja shëndetësore e Major Klodian Tanushit është tepër e rëndë, ndërsa rreshter Julian Kapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here