Lihen në arrest shtëpie dy ish-deputetët, Arben Ndoka

Gjykata për Krime të Rënda la në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-deputetin Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në një deklaratë për mediat, Ndoka mohoi akuzat se është i përfshirë në dosjen për tjetërsimin e pronave apo falsifikimin e  dokumentave.

Ata persona që janë të përfshirë në këtë dosje janë persona që duhet të kishin përfituar nga ligji 7051.

Të gjithë personat që kanë emrin në dosje nuk kanë lidhje me mua, as kanë qenë miq të mi dhe as nuk kam asnjë marrëveshje për përfitimin e ndonjë prone. Nuk kam asnjë metër pronë.

Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave. Jam i akuzuar për falsifikim të dokumenteve, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë drejtues i ndonjë institucioni në Lezhë”, tha ish deputeti Ndoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here