Lizerl, vajza mister e  Albert Einstein

Të gjithë e njohim vajzën e gjeniut,  Albert Einstein që u bë  e njohur përmes letrës së famshme ku ai i shpjegonte forcën  e dashurisë duke i thënë se:‘’…..Dashuria është gravitet dhe se dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri…’’.
Por ndoshta pakkush e di se Albert nuk e njohu qysh prej ditës kur lindi vajzën  e tij. Madje, askush nuk foli për të, nuk e deklaroi si bijën  e tij. Pas lidhjes me serben, Mileva ajo mbetet shtatëzanë, por duke qenë se familja e Einstein e refuzonte vazhdimisht martesën me të, ajo udhëton drejt Serbisë ku  lind një vajzë jashtë martese  që e quan Lizerl.
Albert i shkruan vazhdimisht letra duke  e pyetur për shëndëtin e foshnjës, për tiparet e saj. ‘’E dua kaq shumë edhe pse ende nuk e kam parë!’’ do të shkruante ai në letrat  e tij drejtuar Milevës. Por nuk u nis për në Novi Sad të njohë vajzën dhe as nuk foli me familjen  e tij apo me miq të tjerë për ekzistencën e saj. Asnjëherë nuk e pranoi ekzistencën e saj. Studiuesit vitë më vonë gjetën letrat që ai i kishte dërguar Milevës ku i fliste për të.
Mendohet se Lizerl është adoptuar nga një mikeshë e ngushtë e Milevës, por edhe ajo nuk foli kurrë gjatë jetës së saj për të. Lizerl  mbetet një mister i pazgjigjur në jetën e gjeniut, Albert Einstein.
Burimi: Arjan Konomi/ Saga  e jetëve legjendë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here