Lojërat do të duken më realiste, zbulohet kur del në treg “Play Station 5”

Kompania që ka hedhur ne treg programin “Play Station”, Sony ka njoftuar se në fund të vitit të ardhshëm do të dalë “Play Station 5”.

Ai do të vijë me risi të reja dhe me një kontrollues të ri që përdor një teknologji më të avancuar në dridhje.

Njëkohësisht përditësimi ka të bëjë edhe me një teknologji të re për të përmirësuar efektet e ndriçimit.

Jim Ryan, presidenti  i “Sony Interactive Entertainment”, u shpreh se qëllimi kryesor është që të bëhet e mundur që lojërat të duken më realiste.

“Përplasja në një mur me një makinë garash krijon një ndjesi ndryshe, krahasuar me të realizuarit e një pengese në fushën e futbollit”, tregon Ryan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here