LSI ndryshon qendrim ndaj qeverisë? Kryemadhi sqaron arsyet pse…

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim luajnë me porta të hapura. Kryetarja e LSI, në një konferencë për mediat, tha se me PD janë në një bashkëpunim për të bërë opozitë ndërsa mbetet e hapur edhe për Partinë Socialiste në të mirë të qytetarëve.

Kur zonja Kryemadhi u pyet se me kë do të bashkëpunojë LSI për zgjedhjet e ardhshme lokale, ajo deklaroi se: “Më mirë socialistët të kenë mall për mua se sa hall”.

Syrin Partisë Socialiste, Kryemadhi ia shkeli edhe kur deklaroi se çelja e negociatave është më e rëndësishme për shqiptarët, dhe jo për klasën politike. Ajo tha se opozita po tregohet e matur për këtë qëllim.

“Edhe pas protestës së 27 janarit, dhe më shumë kërkesat na vijnë nga qytetarët për të vazhduar protestat, po tregohemi të matur, po i japim kohën kësaj qeverie që të shohim vendin drejt negociatave. E theksoj është e rëndësishme se hapja e negociatave nuk i shërben klasës politike po shqiptarëve. Qeveria nuk po tregohet aspak serioze”, tha Kryemadhi.

Ajo zgjodhi të flasë për varfërinë në vend, që prevalon mbi deklaratat politike të situatës aktuale.

Kryemadhi ka kërkuar rikthimin në Kuvend të ligjit të taksave, ku përfshihet dhe taksa e banesës, pasi thellon më shumë varfërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here