“Mafia e drogës nuk e dënon veten”, Berisha reagon për vendimin ndaj Tahirit

  • Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre.

Sipas Berishës vendimi për të shpallur të fajshëm Tahirin është dhënë “sa për sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve”.

Ai shton se me anë të këtij vendimi në Shqipëri është treguar se “droga, trafiqet janë merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk dënohen”.

“Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunimit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.
Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po i japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! Sb” shkruan Berisha në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here