Mali i Tomorrit, park kombëtar, Presidenti Meta firmos peticionin e “Smile Albania”

Qeveria duket e vendosur që Malin e Tomorrit ta kthejë në një park kombëtar  cili duhet të ruhet nga shkatërrimi.

Për këtë qëllim në pelegrinazhin  që organizohet cdo vit në muaji ngusht në Teqenë e Abaz Aliut të rinjtë e projektit “Smile Albania” vijuan mbledhjen e firmave për petecionin kundër shaktërrimit të Malit të Tomorrit.

Peticionit i është bashkuar edhe presidenti i republikës Ilir Meta I cili ishte pranishëm në festë.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, tha se kjo pasuri i perket të gjithëve ndaj dhe duhet të ruhet me patjetër.

 Dokumenti do të shërbejë si një provë shtesë për rrëzimin e vendimit të gjykatës Administrative e cila ka rrezuar nje vendim qeverie që zgjeronte hapesiren e mbrojtur duke ua lënë atë në përdorim guroreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here