Marku: Në fakultetin e Gazetarisë mungon infrastruktura, s’ka as shkumësa

437

Prej disa ditësh pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë ngritur problemin e mos marrjes së pagave për muajin Janar.

Lidhur me këtë problem, pedagogët kanë zhvilluar një mbledhje të hapur, ku kanë kërkuar që qeveria të jetë më e përgjegjshme dhe të mos bëjë presion mbi ta.

Mark Mark, shef i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, nga ana tjetër ka treguar edhe gjendje e rëndë në të cilën ndodhet ky fakultet, ku sipas tij, mungojnë gjërat më minimale duke nisur nga shkumësi deri tek ngrohja.

“Shfrytëzoj mundësinë që të shpreh edhe një lloj indinjate ndaj për reagimin me të cilin kancelarja e fakultetit iu është përgjigjur shqetësimit. Është shenjë e arrogancës që trupa menaxheriale po tregon ndaj profesioriatit .

Dje pashë një mesazh që kishte dërguar bordi i administrimit, që është totalisht fyes për të gjithë pedagogët sepse e para nuk kërkonin fare falje për situatën që kishin krijuar në Universitet, e dyta dyfish duke menduar se shqetësimi kryesor janë pagat dhe duke i trajtuar thjesht si njerëz që reagojnë vetëm për pagat.

Mbi të gjitha nuk tregonin arsyet, nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie për mënyrën sesi kanë funksionuar dhe administruar Universitetin gjatë këtij viti e gjysmë. Hajdeni në fakultetin tonë dhe jam i bindur që gjendja është si në fakultetet tuaja.

Aktualisht po futemi në sezon provimesh dhe nuk kemi as fotokopje, asnjë prej fotokopjeve të fakultetit nuk funksionon, nuk ka letër të bardhë, format A4 që ne të prodhojmë tezat e provimeve, nuk ka shkumsa, nuk ka fshirëse për të fshirë dërrasat e zeza, nuk ka energji, ngorhje, nuk ka absolutisht asgjë nga ato që kërkohet.

Po pretendojmë kërkesa minimale ,siç ishte një konsultore në Dibër që kërkonte disa mjete elemetare. Ishte mami dhe kishte bërë shtëpinë konsultore për banorët e zonës dhe kërkonte nga shteti që thjesht ti sillnin një paketë infermierësh që tu shërbente njerëzve.

Ne jemi në këtë pikë, nuk po bëjmë fjalë për miliona euro fonde që janë shpenzuar gjatë ktyre viteve në fakultet, të cilat kanë lënë fakultetin në nivelin më mizerabël dhe ne akoma vazhdojmë të bëjmë mësim me shkumës dhe dërrasë të zezë. Nuk ka kurrëfarë shkëndije teklogjizimi.

Ne bëjmë mësim me një brez totalisht të teknologjizuar, që i përket brezit të teknologjive të reja dhe bëjmë mësim njëlloj si mësuesit e shkollave të fshatrave të viteve 1800-1900.”, -tha Marku.

Gazeta  “Express”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here