Shkarkimi i Presidentit, Meta thirret në datën 9 shtator

Eshte mbledhur per here te pare per kete sesion parlamentar Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Objekt i punës në mbledhjen e sotme është verifikimi i procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës 30 qershor.

Burimet bëjnë të ditur se Komisionit Hetimor Parlamentar do të thërrasë në seancë dëgjimore Presidentin Meta në datën 9 shtator.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Ekspertët e Venecias do të vijnë në Tiranë në datat 9-11 shtator, ku do të takojnë, krahas Presidentit, edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjit Zgjedhor, anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, dhe anëtarët e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. Mbetet për t’u parë nëse Presidenti do t’i përgjigjet thirrjes, apo do të presë takimet e ekspertëve të Venecias para se të paraqitet në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here