Mbyllet numërimi, ja kush është Dekani i ri i Filologjikut

Pas votimit të ditës së djeshme në zgjedhjet për dekan, është mbyllur numërimi dhe është shpallur fituesi.

Sipas rezultatit të miratuar pas 36 orësh numërim, përcaktuese ishte vota e studentëve e cila zgjodhi Prof. Dr. Sabri Laçin dekanin e ri i Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Përballë tij ishte profesoreshë Ajula Jubani, pedagoge e Gjuhës Shqipe, e cila mori 49,8% te votave.

Ndërmjet votave të pedagogëve rezultati ishte tepër i ngushtë, madje një prej votave të pedagogëve për Sabri Laçin ishte e kontestueshme. Komisioni Institucional Zgjedhor ende nuk e ka shpallur zyrtarisht rezultatin për shkak të kontestimit.

Sabri Laçi zëvendëson në detyrë Valentina Dukën e cila është deputete e Partisë Demokratike.

zgjedhjet fakultet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here