Media, e kërcënuar nga politika

Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, presidenti Ilir Meta ka kërkuar që ti jepet fund presioneve politike nga ana e politikës. Ndërsa ambasada e SHBA-së në Tiranë ngriti shqetësimin se media në Shqipëri cënohet dhe kërkon të përdoret nga klasa politike.

Shqipëria renditet në vendin e 82 për sa i përket lirisë së medias në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij,  duke u përkeqësuar me 7 vende krahasuar me një vit më parë.

Në ditën Botërore të Lirisë së Medias Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ngriti shqetësimin se shtypi në vendin tonë është më pak i lirë dhe i pavarur, ndaj ka kërkuar të marrin fund  aktivitetet e institucioneve me regji, pa praninë e gazetarëve.

Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Ëelle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre”, thote Meta.

Ndërsa Ambasada e SHBA në Tiranë në një takim me studentët e gazetarisë në Universitetitn e Tiranës i kërkoi gazetarëve që të sfidojnë presionet politike duke thënë të vërtetën.

“Ju sfidoj të kërkoni dhe të tregoni të vërtetën. Ju mund ti jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse zgjidhni të flisni të vërtetën, ne do të na keni në kra”, tha shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Brian Beckmann.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here