Meghan, shpenzime marramendëse për ditëlindje!

6 ditë kremtime me një kosto të konsiderueshme u mbajtën pËr 38 vjetorin e dukeshës se Sussex-it, Meghan Markle.

Bashkëshortja e princit Harry e festoi këtë ditë të shënuar me qëndrimin gati një javor në një vilë luksoze 108.000 paundeshe në Ibiza me pamje nga deti e një pishinë 50 metra të gjatë.

Çifti dhe djali i tyre Archie shijuan qetësinë dhe panoramën e mrekullueshme që rrethon vilen La Salma në fshatin piktoresk Es Cubells pas u shqetësuar aspak për faturën marramendëse. Vila me shtatë dhoma kishte dhe një palestër, xhakuzi e tarraca të mbushura me lule.

Fluturimin atje e bënë me charter. Vizitoreve të kësaj vile iu sigurohet një menaxher për godinën, kameriere, pastruese, një Range Rover me shofer për ti shëtitur dhe një roje sigurie natën, udhëtime me jaht, një bar në dispozicion, dado për fëmijët, masazhatore, estetiste, trajnere personale dhe instruktore yoge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here