Merkel-Rama: Negociatat të hapen në Mars

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, një prej mbështetesve kryesore të çeljes së negociatave me Tiranën e Shkupin, këmbëngul që vendimi të merret mbledhjen e radhës së Këshillit Europian, që do të mbahet në Mars. Këtë qëndrim ajo e përforcoi dhe në deklaratën për shtyp që dha se bashku me Kryeministrin Rama, pas një takimi që zhvilluan këtë të hënë në Berlin, ku në mënyrë të veçantë vlerësoi Reformën në Drejtësi.

‘Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Te dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme. Dhe këto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj që e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian”.

Brukseli, thotë Kancelarja, duhet të shohë jo vetëm reformat, por edhe kuadrin gjeopolitik.

“Kjo është dhe në interesin tonë, ai që e shikon mirë hartën dhe njeh kuadrin gjeopolitik ai e di që është mirë për të gjithë sikur një ditë të jenë anëtarë të BE. Komisioni i ri Evropian kërkon të jetë dhe një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjepolitik dhe prandaj kjo i jep edhe më shumë shkas për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces”.

Për Kryeministrin Rama procedura e vlerësimit është e rëndësishme, siç është e rëndësishme dhe mbështetja e Gjermanisë. Kancelarja dhe Kryeministri kanë folur dhe për mbështetjen që do të japë Gjermania në Konferencën e Donatorëve për përballimin e kostove të tërmetit.

Angazhimin e Kancelares Merkel për çeljen e negociatave e ka përshëndetur dhe kreu i shtetit. Ai postoi një foto të Kancelares gjatë shtrëngimit të duarve me Kryeministrin Rama, ku shkruante se zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe te qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë.

Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here