Meta në Komision:Shtyva zgjedhjet se do digjej Kuvendi

Ilir Meta është i pari President që dëshmon në një Komision Parlamentar. Kreu i shtetit iu drejtua në këmbë Kryesisë së Kuvendit, per te dhënë dëshminë para komisionit që kërkon shkarkimin e tij, pas dekretit që shtyu zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i Shtetit paraqiti disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Presidenti Meta u shpreh para anëtarëve se prezenca në komision lidhet me respektin që Presidenti duhet të japë për bashkëpunimin institucional.

“Kuvendi e ka bërë gjykimin para hetimit, përmes rezolutës, po për hir të transparencës dhe për të dhënë disa të dhëna të tjera për t’u qartësuar më shumë jam këtu”, tha Meta.

“Presidenti duke nxjerë një dekret për shfuqizimin e 30 qershorit, ka mbrojtur të drejtën e qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik me vetëm 1 kandidat”, shpjegoi Meta.

Kreu i shtetit tha se vendimi per shtyrjen e zgjedhjeve erdhi pas informacioneve se ne protesten e opozites ne 8 qershor persona te caktuar do tentonin te digjinin Kuvendin e Shqiperise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here