Meta-politikës: Thirrini mendjes, Shqipëria të mos shkojë në konfrontim

Presidenti Ilir Meta apelon se ka ardhur koha që politikanët të marrin përgjegjësitë për të mos i çuar shqiptarët në përplasje me njëri-tjetrin. Në një komunikim me gazetarët, Meta tha se situata aktuale ndikon edhe në sektorin e turizmit.

“Pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjfat fatkeq, të gjithë ti thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. As dhe shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sisteme përjashtuese që në vitin ’90” u shpreh kreu i shtetit .

Presidenti shpjegon termin “okult” me një përjashtim. “Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezevimeve dhe jo anulimin e rezevimeve”, tha ai.

Kreu i shtetit ka dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit i cili në një konferencë për median të pak ditëve më parë u shpreh se nuk ishte thirrur nga kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës politike.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti i Republikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here