Meta: Shqipëria në krizë serioze

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar një gjuhë tepër të ashpër klasës politike në lidhje me situatën aktuale.

Meta u shpreh se kriza në të cilën ndodhet vendi është shumë  serioze.

“Ne kemi sot në Shqipëri një krizë seriozë të cilës nuk mund ti shmangemi. Pas ngjarjeve të 1997 vendi nxorri mësime dhe bëri një kushtetutë të jashtëzakonshme pikërisht për të ndaluar  një ’97 të dytë. Por në 2008 mos harrojmë për dy ditë u bë një kushtetutë tjetër dhe kaluam nga sistemi parlamentar, në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse sot kemi këtë situatë. Ku parlamenti nuk është funksional jo vetëm sepse dy parti kanë lënë mandate, po ka qenë jo funksional edhe më parë”, tha Meta.

Më pas, tone të ngritura edhe për reformën në drejtësi të cilën nuk e konsideroi sukses për më tepër që vendi sipas tij është pa gjykatë kushtetuese.

“Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshi dhe ndërkombëtarët, kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius con përgjigje se nuk vimë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsonin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve”, tha Meta.

Vizion Plus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here