Momentet tragjike nga vila në Durrës/ Filluan të dëgjoheshin zëra për ndihmë, shembet shtëpia

Situatë e rënduar në Durrës për shkak të tërmeteve. Vila katër katëshe në zonën e Kënetës që qëndronte e anuar gjysmë e shembur dhe kishte brenda njerëz është shembur plotësisht. Momente dëshpërimi për të gjithë njerëzit, forcat e emergjencës dhe stafin shëndetësor që qëndronte në gatishmëri.

Brenda saj dyshohet se ishin 7 persona, gjyshja e shtëpisë, djali i saj (i paralizuar) me gruan dhe 4 fëmijët e djalit tjetër. Nuk dihet ende fati i tyre. Kjo është ngjarja më tragjike e zhvillimeve në vend pas tërmetit.

 

GSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here