Në cilat materiale mbijeton më gjatë koronavirusi?

Nga studimet e shumta që po kryen javët e fundit mbi karakteristikat e koronavirusit, një nga më të rëndësishmit është ai mbi jetëgjatësinë tij jashtë organizmave të gjalla. Një e dhënë tejet e rëndësishme, duke menduar se jeta jonë është një shumatore prekjesh, kontaktesh dhe aksionesh ku ndërveprojmë me pajisje të ndryshme.

Studiuesit kanë përmbledhur fazat e jetëgjatësisë së koronavirusit në disa periudha të caktuara.

3 orë. Me sa dihet deri më tani, ky është harku kohor në të cilin koronavirusi mund të mbijetojë dhe të infektojë në formën e spërklave, edhe pse nuk kemi ende prova që një kollitje e vetme mund të shkaktojë infeksion.

Deri në 72 orë. Studimet tregojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqet  e forta dhe të shndritshme deri në tre ditë.  Këtu futen të gjitha objektet plastike, ato me xham, si dhe materialet metalike si inoksi dhe çeliku. Ndërkohë, koronavirusi nuk “parapëlqen” objektet në bakër, element nga i cili zhduket pas “vetëm” 4 orësh.

Virusi humb forcën e tij me kalimin e orëve, por është mirë mos të preken materiale të tilla në ambiente publike, dhe në qoftë se kjo ndodh,  mos të preket fytyra para se të lahen mirë duart.

Deri në 24 orë. Materialet poroze, si letrat, kutitë e kartonit, por edhe rrobat, shpesh herë mendohet se mbajnë më shumë papastërtitë, por e vërteta është që nuk e favorizojnë virusin, që zhduket pas një dite nga këto sipërfaqe. Gjithsesi, edhe në këto raste, mbeten këshillat e thëna për materialet plastike.

A2 News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here