Home Kryesore Nënë e bir me koronavirus në Korçe

Nënë e bir me koronavirus në Korçe

Burime nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor thonë se bëhet fjalë për djalin e dy të moshuarve të cilët kanë rezultuar pozitivë një ditë më parë. Djali i moshës rreth 50-vjeçare ndodhet aktualisht i vetëkarantinuar në banesën e tij së bashku me nënën e tij 70-vjeçare, edhe ajo pozitive ndaj koronavirusit.

Sipas mjekëve të dy janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërkohë që babai i djalit, i moshuari 75-vjeçar, ndodhet nën kujdesin e mjekeve në spitalin infektiv në kryeqytet, pasi u konfirmua pozitiv, ndërkohë që ka shfaqur simptoma të sëmundjes, për të cilat edhe u transportua me urgjencë dy net më parë në kryeqytet.

Mjekët epidemiologë janë duke vijuar gjurmimin e rasteve për të gjetur të gjitha kontaktet e mundshme të këtyre 15 rasteve tashmë, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. burimet bëjnë të ditur se të gjitha rastet e konfirmuara zyrtarisht covid-19 janë në qytetin e Korçës, ndërkohë që të gjitha qytetet e tjera të qarkut janë ende të paprekura nga infeksioni.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here