Niset drejt Barit trageti me 103 shtetas italianë dhe shqiptarë

103 shtetas italianë dhe shqiptarë me nështetësi italiane që kanë familjet dhe jetojnë në shtetin fqinj janë nisur mbrëmjen e sotme me traget nga Durrësi drejt Barit.

Ata kishin mbetur në Shqipëri pas pezullimit të udhëtimeve detare për për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së koronavirusit.

Italia është vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit me 101 mijë raste pozitive dhe mbi 11 mijë viktima.

Vetëm 24 orët e fundit regjistroi 812 të vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here