Nisin sot aplikimet për kreditë e buta në Tiranë

Sot nisin aplikimet për programin e kredive të buta në Tiranë, nga i cili do të përfitojnë rreth 500 familje. Faza e parë e aplikimeve që do të kryhet pranë njësive adiministrative do të zgjasë një muaj.

Specialistët bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes me plotësimin e formularit dhe deklarimin e të ardhurave.

Aplikuesi nuk duhet te ketë një shtëpi në pronësi. Një familje me dy vetë, kufiri minimal i të ardhurave dhe ai maksimal janë nga 43 mijë lekë deri në 79 mijë lekë. Një familje me 4 vetë, nga 52 mijë lekë deri në 94 mijë lekë.

Familjet që do të përfitojnë nga kreditë e buta marrin nga banka vetëm 80% të vlerës së shtëpisë që do të blejnë, e kredinë do ta shlyejnë në harkun kohor prej 20 vitesh, me interes të ulët.

Familjet paguajnë vetëm 3% interesa, pasi pjesën tjetër e mbulon Bashkia e Tiranës.

Çdo dokument i marrë nga zyrat shtetërore duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore deri në mbledhjen e marrjes së vendimit nga Këshilli Bashkiak. Në rast se bëhet një mbledhje në qershor, dokumenti i dorëzuar në Bashki duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore, pra në qershor duhet të jetë i vlefshëm, përndryshe skualifikohesh nga ky program.

Pas fazës së parë, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, do të shqyrtohen në Bashkinë e Tiranës për të bërë dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë më interes 3%, e cila duhet të shlyhet brenda 20 vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here