Një dhuratë magjike Krishtlindjesh nga Rosamunde Pilcher!

Festat më të bukura të vitit i lidhim gjithnjë me bardhësinë e dëborës, më dhuratat e shumëpritura dhe me bredhin e stolisur plot drita e ngjyra, megjithëse rrallë na ka qëlluar që të kemi Krishtlindje të bardha, të paktën jo në Tiranën e madhe e në shumë qytete jugorë të Shqipërisë. Në këtë pikë Veriu është më me fat! Por magjinë e festave të fundvitit, mes trashësisë së dëborës e në një shtëpi të ngrohtë mund ta shijoni përmes Rosamunde Pilcher në Skocinë e largët.

A ndodh të jëtë shumë vonë për të dashuruar? A ka një moshë të caktuar kur njeriu ndalon së paturi ndjenja sentimentale?  Rosamunde Pilcher na e jep përgjigjen në ‘’Solsticin dimëror’’.  Një libër i mrekullueshëm feste e dashurie!

’Kerri, ti nuk duhet të mendosh se ky është fundi i qeshjeve dhe i dashurisë. Jeta është shumë e çuditshme, e jashtëzakonshme, surprizat e mrekullueshme janë rreth e rrotull qosheve të papritura. Në këtë gjëndje që je të duket pak bosh, errët, por shikomë mua. Mendoja se do isha vetëm për pjesën më të madhe të jetës sime, në atë vrimë të vogël, të plakur, ndërkohë ndodhem në veri të Skocisë duke jetuar me Oskar Blandëllin.’’

Është dhurata më e goditur për këto ditë festash: një libër që të bën ta shijosh Krishtlindjen me një filxhan çaj apo kafe të ngrohtë në dorë, pranë zjarrit, apo ngrohëses elektrike, mbështjellë në rroba të ngrohta duke shfletuar faqet e duke pasur ndjesinë se këto festa po i kalon edhe ti mes mysafirëve të Shtëpisë së Çifligut, në Krigën.

Mes bisedave dhe jetës së këtyre njerëzve ti mbushesh plot pozitivitet, e sheh jetën me ngjyra e shpresë sepse Krishtlindja është një festë magjike që të dhuron dhe të frymëzon që të dhurosh dashuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here