Nuk hapen negociatat për Shqipërinë, vendimi në 2019-ën

Negociatat për Shqipërinë, shtyhen për në qershor të vitit 2019Lexime 18:59 – 26.06.18Gazeta Shqiptare
Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk do të hapen brenda vitit 2018. Shtetet anëtare të BE-së kanë përcaktuar se çelja e tyre do të mund të bëhet në qershor të vitit 2019.

Kështu është vendosur gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Marrëdhënieve të Përgjithshme, që merret me përgatitjet e takimeve të Këshillit Europian. Për Shqipërinë vendet anëtare të BE, theksojnë se duhet të bëj më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, sikurse edhe rezultate në luftën kundër korrupsionit, sikurse edhe ruajtja e thellimi i këtij momenti kyç të reformave aktuale.

Johannes Hahn, Komisioneri europian për Zgjerimin, përmes një mesazhi në “Tëitter”, shpreh kënaqësinë që Këshilli Europian sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit, veçanërisht mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë.

“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, shkruan Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here