OSBE-ODIHR publikon raportin për 30 qershorin

Misioni vezhgues I OSBE –ODHIR, publikoi raportin final per zgjedhjet e 30 qershorit ne Shqiperi. Njesoj si ne 1 korrik, misioni rikonfirmoi se elektorati ishte ne presion nga te dy palet dhe me mungesen e pjesemarrjes se opozites nuk paten mundesi te zgjidhinin mes disa opsioneve.

“Zgjedhjet u mbajtën pa treguar interes nga ana e palëve politike për elektoratin. Në klimën e nje bllokimi politik dhe polarizimi, votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë mes opsioneve politike”

Raporti thote se institucionet u shqetesuan per mbajten e procesit dhe në shumë raste u cënua soiguria juridike.

“KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe ndonjëherë jo-konsistente, duke zvogëluar sigurinë juridike. Në disa raste  KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqendrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim”.

 

Misioni edhe një herë rikonfirmon se GJykata Kushtetuese eshte i vetmi institcion që mund të shprehet per dekretet e Presidentit.

“ Pasiguria u shtua më tej nga mosmarrëveshjet midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur për kushtetutshmërine e dekreteve te presidentit dhe Kolegji Zgjedhor që është i mandatuar të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesi zgjedhor”.

 

Në këtë situatë, misioni përmend faktin që Presidenti anuloi dekretin për zgjedhje më 30 qershor duke dekretuar 13 tetorin. Por ky dekret i dytë nuk u botua në fletoren zyrtare.

“Ndryshe nga dekreti i 30 qershorit, dekreti i presidentit i datës 27 qershor nuk u publikua në Fletoren Zyrtare edhe pse publikimi i akteve të nxjerra nga presidenti është e detyrueshme me ligj”.

Opozita bëhet përgjegjese për bllokim të reformës zgjedhore.

“Edhe pse kishte një mandat teknik dhe ndoqi një qasje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në konsensus, puna e komitetit u bllokua nga opozita në dhjetor 2018, dhe reforma zgjedhore u pengua nga mungesa e marrëveshjes politike”.

Ne fund te raportit 34 faqe, OSBE rekomandon nisjen e dialogut mes palëve politike, ku të përfshihet dhe Reforma Zgjedhore dhe krijimin e një administrate zgjedhore të pavarur.

A2 CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here